Pas revoltës së studentëve, rrjeti shpërthen me "meme" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Protesta e studentëve është mbështetur gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndryshe nga disa media televizive kanë shpërndarë momnete nga protesta që në nisje të saj.

Kjo protestë ka sjellë reagime të forta kundër qeverisë, sidomos pas komentit të kryeministrit, Edi Rama, i cili i quajti ngelës studentët që protestuan.

Ndërkohë pas revoltës studentore nga e gjithë Shqipëria, në rrjet kanë shpërthyer "memet" nga personazh publik dhe faqe të njohura.

Kujtojmë se edhe pse ministria Nikolla u tërhoq në një nga pikat që kërkojnë studentët, ato shprehen të vendosur se nuk do të negociojnë asnjë nga 4 kërkesat e tyre.

1.Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.
3.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.
Shtuar më 06/12/2018, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori