Pas puthjes së zjarrtë, Ana tregon si i ka marrëdhëniet me Atdheun jashtë "Përputhen" (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, doli nga programi pas publikimit te fotove me Arjonin në shtrat. Ajo vendosi t’i jepte fund rrugëtimit të saj në puntatën e parë të “Për’Puthen Prime” dhe diçka të tillë e bëri me një puthje të ngrohtë nga ana e Atdheut.

“Puthja e lamtumirës” shkaktoi shumë zhurmë. Po si ka ndryshuar jeta e Anës pas “Për’puthen? A ka diçka te re nga ana emocionale?

Këtyre pyetjeve ajo u dha përgjigje sot teksa ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ana tregoi se nuk është se i mungon ekrani shumë, pasi është pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”.

Ish-konkurrentja tha se është mjaft mirë dhe se po merret me bizneset e saj, e madje po merret me diçka të re, për të cilën vendosi mos të tregonte shumë.

Ndërsa e pyetur në lidhje me marrëdhënien që ka me Atdheun pas puthjes që i dha në puntatën e parë të “Për’puthen Prime”, Ana tha se nuk komunikon fare me të.

“Me Atdheun nuk flas. Pas puthjes së bujshme kam vendosur mos të kem kontakt me të. Nuk e prisja as unë të më puthte, pasi prisja ndonjë puthje në ballë siç ka bërë me mua. U ndjeva mira, e vlerësuar. Fluturat mu bënë pasi e pashë nga ekrani”, tha Ana.

E pyetur nëse e pret jashtë, ajo tha “jo”. “Unë e para që thashë ai do të qëndrojë brenda dhe të gjejë dashurinë aty. Do e provonim që të njiheshim jashtë. Nuk e di nëse do të doja ta njihja”, tha Ana Lleshi.

Shtuar më 22/01/2021, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori