Pas PD dhe LSI-së, një tjetër forcë vendos të djegë mandatet
Lulzim Basha propozoi ditën e sotme që opozita të djegë mandatet, dhe për këtë ka marrë një përgjgije pozitive nga PDIU.

Reagimi i PDIU:

PDIU mbështet vendimin e PD-së për ti dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë.

Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori