Pas Papandreut, paniku zë edhe Berluskonin
Pas kryeminstrit Papandreut paniku ka zënë edhe kryeministrin italian Silvio Berluskoni i cili nëpërmjet rrjetit të njohur “Facebook” ka përgënjeshtruar zërat se mund të lërë qeverinë.

"Thashethemet e dorëheqjes sime janë të pabaza”, tha ai, në një mesazh në faqen zyrtare të tij të Facebook.

Ndërkohë gjatë ditës së hënë në Itali obligacionet qeveritare u rritën në masën e tyre më të lartë që nga viti 1997, në 6,67 për qind. Shumë analistë thonë se, nëse obligacionet arrijnë në mbi 7 për qind, atëherë fondi i shpenzimeve do të ishte i papërballueshëm edhe për borxhin publik italian, një nga më të lartët në botë.

Berluskoni ishte duke bërë një vizitë private në Milano për një drekë me fëmijët e tij. Siç bëri edhe të dielen, ai u zotua për të qëndruar në pushtet dhe mohoi se një rebelim brenda partisë i kishte dobësuar atij pozitat e shumicës./albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori