Pas Nexhmije Hoxhës, ndahet nga jeta edhe Vito Kapo
Vito Kapo, 97 vjeç dhe një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së është ndarë nga jeta.

Vito Kapo, bashkeshortja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së ka mbajtur poste shume te rendesishme gjatë periudhës komuniste.

Ajo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

Kapo, gjithashtu u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945">1945 në Komitetin Qendror të PK-së.

Vito Kapo u lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës. Më 1941 mbaroi Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” të Tiranës.

Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet.

Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945">1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945">1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador.

Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

Shtuar më 29/02/2020, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori