Pas motit përvëlues nisin shirat, përmbytet Franca (VIDEO)
Pëlqej
Përmbytjet e rënda kanë detyruar evakuimin e 1,600 njerëzve - shumica e tyre kampistë - në Francën jugore, thonë zyrtarët për BBC.

Ata thonë se një 70-vjeçar gjerman i cili po ndihmonte për mbikëqyrjen e fëmijëve në një nga kampet verore, ka humbur.

Zonat më të këqija janë Gard, Ardeche dhe Drôme. Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë - si dhe katër helikopterë - janë në punë për evakuimin e banorëve.

Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të jashtëzakonshëm të nxehtë.
Shtuar më 10/08/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori