Pas Manjanit, mandatin e Metës e refuzon edhe Ardit Çela
Pas zgjedhjes president, Ilir Metës iu hoq mandati dhe sipas ligjit duhet që atë t'a marrë personi i parë në listën jo fituese. Në listën e zgjedhjeve të vitit 2013, në radhë ishte Ylli Manjani, por edhe ai nuk pranoi t'a merrte mandatin duke ia lënë vendin Ardit Çelës.

Sëfundmi edhe ky ka refuzuar mandatin duke thënë se ka një kontratë me qytetarët e Tiranës.

Pas refuzimit të Çelës, mandati i shkon Endrit Braimllarit, i cili është zgjedhur ndërkohë deputet me listën e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Nëse do t'a pranonin mandatin, Manjani ose Çela do të ishin deputetë vetëm për pak ditë, deri në fillim të shtatorit kur edhe do të mblidhej parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori