Pas lënies jashtë listës, Jozefina Topalli rikthehet sërish
Pëlqej
Mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD duket se ka sjellë supriza.

Ndër të tjera mësohet së është miratuar propozimi që anëtarë të Këshillit Kombëtar të jenë edhe ish-kryetarët e Kuvendit, përveç ish presidenteve, ish kryeministrave dhe ish kryetarve të PD-së.

Kjo i hap rrugë rikthimit të Jozefina Topallit në njërin nga organet më të larta të Partisë Demokratike, siç është Këshilli Kombëtar shkruan politiko.al.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë një nga kritiket më të mëdha të Bashës, por me këtë vendim duket se ai i ka lënë mënjanë divergjencat me Topallin duke u dhënë prioritet interesave të Partisë Demokratike.
Shtuar më 20/04/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori