Ditën e djeshme tre punonjës në një
fasoneri në Krujë rezultuan të infektuar me
Covid-19, ndërkohë që
ditën e sotme një tjetër biznes fason është identifikuar si vatër infeksioni.
Pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar edhe dy punonjëse të një fasonerie në Kamzë.
Siç bëjnë me dije burime zyrtare, fasoneria ishte mbyllur
vetëm një javë dhe më pas kishte rifilluar punën, duke pranuar rrezikun e pandemisë shkruan bw.
Të njëjtat burime theksojnë se biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse
vetëm matjen e temperaturës së punonjësve.
Shtuar më 18/04/2020,
ora 09:43