Pas kritikave që nuk patën fund, Adrola tregon çfarë e mbajti të buzëqeshur
Një prej vajzave më të bukura shqiptare, ishte këtë herë bashkëprezantuese e "Kënga Magjike 2019".

Adrola Dushi na ka përfaqësuar denjësisht në Miss Unverse 2012, por disa momente pasigurie që shfaqi në skenën e festivalit, nxitën komentet e ndjekësve të zhgënjyer, që thanë se Adrola mund të jetë shumë e zonja në profesionin e saj, por jo në prezantim.

MAdje shumë prej tyre e kritikuan me fjalë që normalisht të prekin.

Ama Adrola e ka pasur një mbështetje që e ka mbajtur të buzëqeshur në këto ditë që dolën të vështira për të.

Ajo ka publikuar fotot me Xhesika Berberin, shoqen e saj të ngushte ku shkruan:

Me mijera sy me shihnin.. Ndjesia orienton shikimin.. pertej atyre mijerave shikimeve hasa ne vezullimin e veshtrimit tend.. Ti ishe krahu i gjithe ketyre neteve qe vetem me nje shikim me dhe ate qe mua me duhej! /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2019, ora 19:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori