Pas kësaj fotoje virale, fshihet një histori shumë e dhimbshme
Pëlqej
Një grua ka përlotur tërë rrjetin me një shënim që ka lënë në cep të liqenit, shënim i cili pasi brenda pak kohësh është bërë viral.

Bashkë me një trëndafil të kuq, shënimi ishte lënë pranë hyrjes së liqenit në Sutton Coldfield, Birmingham. Ndonëse ishte anonim,në atë letër personi që e kishte shkruar, kërkonte ndihmë.

“Ju lutem a mundet dikush ta hedhi këtë trëndafil në liqen për mua? Hiri i tim shoqi ndodhet këtu, por unë s’mund të hyjë në liqen me një karrige me rrota. Porta e liqenit është e mbyllur dhe unë duhet të kthehem sërish në veri sot. Faleminderit, X!”- shkruhej në letër.

Letra, bashkë me trëndafilin e kuq për bashkëshortin e ndjerë u gjendën nga kalimtarë, të cilët i fotografuan dhe bënë çfarë gruaja kërkoi.
Shtuar më 21/10/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori