"Pas kaq shumë vitesh sherr", çfarë ka ndodhur mes Beatrix Ramosaj dhe gazetarit (FOTO LAJM)
Ditën e djeshme Luana ka regjistruar “
Shiko kush
luan” që ndonëse regjistrohet të ejnten transmetohet të shtunën, sikurse ka treguar vetë moderatorja.
Dhe që thoni ju mes të ftuarve këtë puntatë do jenë edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar
Beatrix Ramosaj dhe gazetari i njohur i shoëbizit Eraldo Rexho.
Të dy kanë patur një lojë shumë argëtuese që do e shohim pas dy ditësh, por janë munduar paksa të na ngatërrojnë në rrjetet sociale.
Betarixi ka publikuar foton e Eraldos në Instastory duke shkruar:
Vetëm në “
Shiko kush
luan” përballesh me Eraldon pas kaq shumë vitesh sherr. Na pajtoi Luana Vjollca.”
Të njëjtin postim e ka bërë edhe Eraldo, i cili ka publikuar një foto të këngëtares dhe shkruan:
Vetëm “
Shiko kush
luan” më bëri të përballem me
Beatrix pas kaq vitesh sherr. Luana Vjollca u bë sebep!”
Por, për çfarë sherri e kanë fjalën? Sepse publikisht ata njihen për një raport të mirë e gjithmonë korrekt. Asnjë lajm nuk ekziston në Internet lidhur me ndonjë konflikt mes dyshes.
Të ketë ndodhur ndonjë gjë dhe s’na e kanë treguar?
Nuk përjashtohet mundësia të jetë çdo gjë në kuadër të lojës pasi marrëdhia e tyre ka qenë gjithnjë shumë e mirë.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 09:11