Roshi ka një mesazh pas heqjes së mandatit: Mendoni sa më shumë pozitivisht...
Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, ndihet falenderues në këtë ditë të fundit të vitit. Me anë të një postimi në Facebook, Roshi falenderon Zotin, sikundër uron të gjithë shqiptarët.

"Faleminderit Zotit për çdo të mirë që ka sjellë për ju në 2016.

Ju uroj një vit sa më të mbarë, me sa më shumë paqe dhe qetësi në shpirtin tuaj.

Të jetë një vit i begatë, të keni shëndet në familje ju dhe njerëzit tuaj më të dashur.

Mendoni sa me shumë pozitivisht dhe dashamirësi më shumë në jetët tuaja dhe do t'ia dilni.

Kalofshi gëzuar". /albeu.com/

Shtuar më 31/12/2016, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori