Rusia ofensivë të re ndaj Ukrainës, liderët botërorë takohen në Gjermani për konferencën e sigurisë

Politikanë të lartë dhe udhëheqës ushtarakë nga e gjithë bota takohen sot në Gjermani, me zyrtarë ukrainas që pritet të flasin në konferencën e sigurisë.

E mbështetur nga dhjetëra mijëra rezervistë, Rusia ka intensifikuar sulmet tokësore në të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore dhe, me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit të saj të 24 shkurtit, një ofensivë e re e madhe ruse duket se po merr formë.

Rusia lëshoi raketa në të gjithë Ukrainën të enjten dhe goditi rafinerinë e saj më të madhe të naftës. Nga të paktën 36 raketa që lëshoi Rusia, rreth 16 u rrëzuan, tha forcat ajrore, një shkallë më e ulët se normalja.

Ukraina tha se breshëria përfshinte raketa që mbrojtja ajrore e saj nuk mund t’i rrëzojë, gjë që vetëm do t’i shtojë urgjencën thirrjeve të saj për më shumë mbështetje ushtarake perëndimore.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe nënpresidentja e SHBA Kamala Harris janë ndër shumë zyrtarë të lartë që marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. /albeu.com


Shtuar 17.02.2023 07:20