Pas denoncimit të Berishës reagon IKMT
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar këtë pasdite duke replikuar kështu një denoncim të bërë nga qytetari dixhital në llogartin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

IKMT thekson në statusin e saj në rrjetin social Facebook se përgjigja vjen vetëm në respekt të moshës së Berishën, e ndërkohë që ndidhet e trishtuar që ka njerëz që tallen me të moshuarit.

Kujtojm që ditën e somte ish-kryeministri ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një denoncim i cili pretendonte se tritoli i plasur në makinën e Dallandyshe Bicit ishte i harruar aty, i njëjti tritol i cili do të përdorej për shembjen e shtëpive të banorëve të Astirit.

Postim i IKMT:

Z. Ish Kryeminister! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD!

Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen “tallen”) me njerez te moshuar si Ju. E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni:
1. Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore
2. Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten
3. Materiali plases nuk plas vete
Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t’ju fale se nuk dini se ç’beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c’beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj.
Shtuar më 16/07/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori