Pas Boris Johnson, pozitiv me koronavirus edhe ministri i Shëndetësisë
Pas lajmit se kryeministri britanik, Boris Johnson, ishte testuar pozitiv ndaj koronavirusit, “The Guardian” raporton se edhe ministri i Shëndetësisë së vendit, Matt Hancock, gjithashtu është konfirmuar i prekur nga virusi i rrezikshëm.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri.

Hancock tha që kishte marrë këshilla mjekësore për të bërë një test pasi kishte shfaqur “simptoma të lehta”.

Por ai tha se “shpresoj që ta përfundojë periudhën e izolimit të enjten e ardhshme”.

Shtuar më 27/03/2020, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori