Pas Bashës ambasadorja gjermane i "zë" zyrën Kryemadhit
Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, vetëm pak minuta pas takimit kokë më kokë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka shkuar në zyrën e LSI-së për të takuar Monika Kryemadhin.

Këto lëvizje të ndërkombëtarëve vijnë në një situatë të tensionuar politike dhe do të bisedohet për vijueshmërinë e qëndrimit për të djegur mandatet.

Kujtojmë se opozita vendosi unanimisht të djegë mandatet parlamentare, ndërsa këtij vendimi iu bashkuan edhe aleatët duke përfshirë edhe LSI.

Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve. /albue.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori