Pas arrestimeve të bujshme, Rama bën paralajmërimin e fortë
Pëlqej
Gjatë fjalës së tij pasditen e sotme në Laprakë, Rama ka folur për arrestimetdhe ka treguar se do të vazhdojnë operacionet për të arrestuar të fortët dhe se shteti do të jetë në krah të qytetarëve.

“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët.

Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, i fortë është komuniteti.

Ne do t’i detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda.

Historia që një lagje e tërë shqetësohet pse ky fis na ka makina e muskulaturë të zhvilluar, do të mbarojë në këtë vend. Shteti do të jetë në krahun e çdo qytetari dhe familjeje”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori