Pas 6 policëve, arrestohet i kërkuari i fundit në Gjirokastër
Pëlqej
Mesditën e sotme gjashtë punonjës të policisë kufitare në Gjirokastër kanë përfunduar në prangat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Policët akuzohen për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas SHKCB-së në pranga u vunë Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Roland Gega, Afrim Çomo, Edmond Nikolla, Fatmir Beqo dhe Besnik Sinani.

"Pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës", sqaron Policia e Shtetit.

Sipas informacioneve të fundit, në pranga është vënë edhe një shtetas bashkëpunëtor i 6 policëve të arrestuar. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori