Pas 27- ditësh grevë, minatorët lënë galeritë
Minatorët ndërpresin grevën e urise në ditën e 27-të. Sipas informacioneve, mësohet grevistët kanë dalë në sipërfaqe dhe janë dërguar në spital për mjekim.
Sipas Kol Nikollës, shumë forca policore janë shfaqur në minierë dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në rëndimin e gjendjes psikologjike por ky presion është ulur pas negociatave të vazhdueshme.

Ndër të tjera, Nikolla deklaroi se ditën e sotme do të marrë përgjigje cdo lloj problemi evident dhe se do të ishte një absurditet nëqoftëse nuk ka një zgjidhje në favorin e minatorëve.

Për të nxjerrë minatorët nga miniera sipas vendimit të Gjykatës së Dibrës, janë dashur më shumë se 24 orë negociata.

Shemsi Premçi, drejtor i Forcave Speciale, deklaroi se tashmë ka përfunduar me sukses operacioni, i cili ka mbajtur për 27 ditë grevistët të ngujuar.

“U futëm në negociata me grupin negociator, duke argumentuar se vendimi ishte i ligjshëm dhe se greva nuk mund të behej në një vend, në nivelin e 14-të. Unë kam qënë pjesë e operacionit, për shkak të lidhjeve me një pjesë të minatorëve. Unë isha pjesë e negocimit dhe u arrit marëveshja” tha më tej ai.

14 minatorët e ngujuar në nivelin e14 nëntokë, përfundimisht dolën ditën e sotme në sipërfaqe të tokës, ndonëse gjendja e tyre shëndetësore ishte tejet e rënduar. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2011, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori