Naftëtaret kanë vendosur që ditën e hënë, të fillojnë bisedimet me kryeministrin për gjetjen e një zgjidhjeje.
Vendimi është marrë nga
naftëtarët dhe gratë në ditën e 25 të grevës së urisë.
Kreu i sindikatës së naftëtarëve shpreson se takimi me kryeministrin do te jete edhe fundi i te gjitha problemeve ekonomike qe kane 900 punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh.
“Vendimi është marrë pak më parë nga
naftëtarët dhe gratë pjesë
marrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë’, tha Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së naftëtarëve.
Shtuar më 08/11/2020,
ora 20:34