Pas 23 vitesh kapet më në fund “mbreti” i kokainës, ja ku fshihej
Pëlqej
Njëri prej shefave më të kërkuar të nëntokës në Itali, Rocco Morabito, është arrestuar në Uruguaj, pas 23 vitesh në ikje nga dënimi për lidhje me mafian, kontrabandim të drogës dhe krime të tjera serioze, ka njoftuar sot Ministria e brendshme e Italisë.

Rocco Morabito, 50 vjeçar, konsiderohej personi më i kërkuarikje, i cili ishte pjesëtar i grupit të krimit të organizuar në Itali, i njohur me emrin “Ndragheta” në Kalabri dhe njëri prej importuesve më të mëdhenj evropianë të kokainës nga Amerika Jugore, raporton agjenciaa Reuters nga Roma.

I njohur si “mbreti i kokainës në Milano”, Morabito është person i kërkuar prej vitit 1994, pasi ishte i përfshirë në operacionin e pagesës së 8 milionë dollarëve për importin e gati një tonelate të drogës, ka raportuar e përditshmja Corriere della Sera. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori