I tregoi “muskujt” rrugores, kapet 33 vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33 vjeçar i cili ka kundërshtuar me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës.

A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë u arrestua, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.


Shtuar 21.02.2020 13:32