“Kapja më e madhe”, sekuestrohen 100 kilogram kokainë në Norvegji, 6 shqiptarë të arrestuar, mes tyre një grua

Norvegji– Gjatë një operacioni natën e së enjtes, 13 prill, Agjencia e Doganave, në bashkëpunim me rojet bregdetare dhe policinë, zbuluan mbi 100 kilogramë kokainë në një anije mallrash që vinte nga Amerika e Jugut.

“Më shumë se 100 kilogramë kokainë u gjetën në bagazhin e anijes”, thotë menaxheri i zonës Bård Ynnesdal.

Sekuestrimi është kapja më e madhe e kokainës në Norvegjinë Perëndimore dhe renditet ndër konfiskimet më të mëdha të kokainës në shkallë vendi.

Policia duke përdorur robotin nënujor të telekomanduar të Agjencisë Doganore, të ashtuquajturin ROV, dhe ekuipazhin e zhytjes së Kystvakta konfirmuan se substanca ishte ngjitur poshtë vijës ujore në një anije mallrash nga Brazili.

Agjencia doganore konfirmoi për NRK se bëhet fjalë për anijen e mallrave “Nordloire”. Ajo lundroi nga Vila do Conde në Brazil për në Husnes në Kvinnherad.

Gjashtë persona të burgosur

Natën e së enjtes, 6 persona u arrestuan pasi akuzohen për trafik droge. Pesë burra dhe një grua, të gjithë shtetas shqiptarë, të premten u është caktuar masa e paraburgimit për katër javë./Albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 10:50