Partia e Spahiut çel degën e saj në Elbasan
Aleanca Kuq e Zi çeli sot degën e parë të saj si parti politike në qytetin e Elbasanit. Në tubimin e mbajtur në pallatin e sportit janë bërë anëtarësime të reja ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryetari i saj Kreshnik Spahiu.

Në fjalën e tij ai akuzoi dy partitë e mëdha se kishin penguar integrimin e venditBashkimin Europian.

“PD dhe PS po ndajnë Shqipërinë në dysh. Toskë dhe Gegë të gjithë jemi kuqezi, prandaj PD dhe PS kanë frikë nga votat kuqezi. Sali Berisha është sot pengesë për bashkimin e shqiptarëve, ndërsa bashkë me Ramën ai po pengon integrimin e vendit në BE”, u shpreh Spahiu. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2012, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori