Akord me Real Madridin? Van De Beek e “vulos” përfundimisht këtë çështje

Mediet në Holandë raportuan disa ditë më parë se Real Madrid ka arritur akordin me Donny Van De Beek për sezonin e ardhshëm. 22-vjeçari ofensiv është një prej objektivave të “Los Blancos” dhe De Telegraaf citoi se 55 milion euro do të paguhen në arkat e Ajax.

Lojtari i “Harkëtarëve” mohoi lajmin e përhapur në prononcimin e dhënë pas fitores 2-1 kundër Sparta Rotterdam, ndeshje në të cilën shënoi golin e parë për kampionët e Holandës.

“Nuk kam firmosur asnjë kontratë, nuk ka asgjë zyrtare. Kjo është situata dhe nuk ka asnjë ndryshim. Real apo Manchester United? Nuk dua të zgjedh. Të dyja janë klube të mëdha, ashtu siç është edhe Ajax”, thekson lojtari i kombëtares holandeze.


Shtuar 20.01.2020 13:55