Parlamenti Europian voton për rikthimin e vizave
Me 328 vota pro, 257 vota kundër dhe 46 abstenim, Parlamenti Europian ka dhënë "Ok"-in për mekanizmin e vendosjes së përkohshme të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Ky mekanizëm nënkupton që nëse për shembull Gjermania konsideron se është rritur numri i azilkërkuesve nga Maqedonia, ajo ka të drejtë t’i kthejë përkohësisht vizat për këtë shtet për një kohë të caktuar.

Votimi është bërë në bazë partiake, ku bartës ka qenë Partia popullore evropiane, por kanë ekzistuar edhe eurodeputetë të cilët nuk bëjnë pjesë në këtë parti por që kanë votuar për vendosjen e mekanizmit mbrojtës për kthimin e vizave. Kryesisht në këtë linjë kanë votuar eurodeputetët e vendeve fqinje siç janë Bullgaria dhe Greqia.

Evgenij Kirilov që është kritikues më i madh i Maqedonisë ka votuar për kthimin e vizave, njëjtë ka votuar edhe Preslav Borisov, kurse nga eurodeputetët grekë ka votuar Marija Eleni Kopa, kurse abstenoi Jorgo Kumucakos si dhe eurodeputeti gjerman me prejardhje greke, Jorgo Shacimarkakis, shkruan Zhurnal.

Kroacia dhe Sllovenia kryesisht kanë votuar që të vazhdojë të mbetet në fuqi regjimi pa viza për shtetet e Ballkanit perëndimor. Jelko Kacin ka votuar në mënyrë të përmbajtur, kurse Richard Howit dhe Eduard Kukan kanë votuar kundër vendosjes së mekanizmit për kthimin e vizave. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori