Brazili triumfon kundër Kolumbisë, siguron një biletë për në Kupën e Botës (VIDEO)

Brazili mbrëmë mposhti Kolumbinë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Lucas Paqueta në min e 71′ për t’i siguruar edhe matematikisht kualifikimin tutje ekipit të tij.

Brazili po shkëlqen në këto kualifikime pasi prin bindshëm në pozitën e parë me 34 pikë ku kanë 11 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Falë formës së mirë, brazilianët bëhen ekipi i parë nga Amerika e Jugut që tashmë ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Golashënuesi më i mirë i Brazilit në këto kualifikimet deri tani është Neymar Jr me shtatë gola, ndërsa Firmino dhe Richarlison kanë nga tre pike.

Ndërkohë mbrëmë janë luajtur edhe dy duelet tjera ku Kili mposhti Paraguajin 0-1, ndërsa Peruja triumfoi ndaj Bolivisë 3-0.


Shtuar 12.11.2021 08:33