Parfumosën 250 kg drogë shqiptare për ta trafikuar, arrestohen 6 persona në Itali
Policia
italiane ka arrestuar 6 persona mëngjesin e sotëm të cilët akuzohen për trafikimin e 250 kg marihuanë dhe gjysëm kilogram kokainë.
Lënda narkotike vinte e gjitha nga Shqipëria dhe sekuestrimi i saj u bë në muajn korrik të këtij viti.
Të arrestuarit janë përgjegjës, për mbajtjen dhe trajtimin e drogave me rrethanë të veçantë rënduese të shitjes së sasive të mëdha.
Droga qe vinte nga
Shqiperia ishte
fshehur në
tubat e një gomone dhe ishte e parfumosur me arome
jasemini për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroge.
Sipas policisë kjo është hera e parë që antidroga
italiane zbuloi një sasi droge e kamufluar me aromë
jasemini. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018,
ora 08:59