Parcela me kanabis në një zonë pyjore, e pëson keq i riu shqiptar në Greqi
Është arrestuar në Greqi një shtetas shqiptar, pasi ky i fundit dyshohet se kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kytheras.

Pas një kontrolli të hollësishëm, policia greke ka arritur që të sekuestrojë 79 bimë kanabis, 49 kg dhe 400 gram kanabis të papërpunuar, si dhe pajisje për kultivimin e kanabisit.

Mësohet se Identifikimi i plantacionit u bë pas përdorimit të duhur të informacionit dhe analizës së të dhënave hartografike.
Shtuar më 05/10/2019, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori