Parcela hashashi në mes të Suedisë, kapet 21 vjeçari shqiptar i kërkuar në të gjithë Europën
Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane sapo ka zbritur nga avioni në Umbria.

Arrestimi këti shtetasi erdhi pasi kundrejt tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga SUedia mbi akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

21-vjeçari">21-vjeçari kishte mbjellë një plantacion me 1562 rrënjë kanabis dhe për këtë arsye ishte shpallur në kërkim.

Pas arrestimit, i riu është dërguar në qeli në pritje të ekstradimit për në Suedi. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori