Parashikuesja serbe: Kosova do të kthehet prapë nën Serbi
Pëlqej
Gazetari dhe letrari serb Dejan Luçiç ka ftuar në një emision të tijin, Verica Obrenoviçin, e cila konsiderohet si një “parashikuese” dhe se ka fuqi të parashikojë të ardhmen.

Ajo ka parashikuar shumë gjëra dhe shumica edhe i kanë dalë të vërteta, shkruan Press, transmeton Koha.net.

“Serbinë do ta kaplojnë vërshime të mëdha, rrëshqitje dheu dhe tërmete. Gjithë Banati do të jetë nën ujë. Në fund të vitit shqiptarët do të dëshirojnë që sërish të jenë bashkë me Serbinë dhe do të nisen drejt kufirit por ntrupat ndërkombëtare nuk do ta lejojnë këtë. Nuk do të ketë luftë civile në Ukrainë ndërsa Putin nuk do të frikësohet nga ndarja e Ukrainës”, tha Obrenoviç.

Megjithatë, këto janë vetëm parashikime të një personi amatoresk dhe nuk mbështetën askund në një të vërtetë shkencore./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori