E rrallë, era e fortë rrëzon kamionin në aksin Lezhë-Laç

Një kamion është rrëzuar pak minuta më parë nga era e fortë, në superstradën Lezhë-Laç.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri nuk kanë pësuar lëndime.

Mjeti është me targa të Kosovës.

Për shkak të incidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës prej dy orësh dhe po punohet për largimin e mjetit./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 14:13