Shpërthen në flakë jahti me 27 turistë në bord, zhduken 3 prej tyre (VIDEO)

Tre turistë britanikë janë zhdukur pas një zjarri që përfshiu jahtin me të cilin po lundronin në Detin e Kuq Egjiptian.

Në jaht ndodheshin dhe 24 persona të tjerë, të cilët u shpëtuan, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik.

Jahti ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën.

Autoritetet lokale thanë se në bord ishin 15 pasagjerë britanikë së bashku me 10 anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhërrëfyes./albeu.com


Shtuar 11.06.2023 13:56