Parashikimi i motit, kështu do të ndryshojnë temperaturat
Pëlqej
Fillimi i javës, 22 tetor: moti do të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu të pakta deri mesatare në jug të vendit.

Era do të jetë me drejtim juglindje me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 8/14°C
Zonat e ulëta 12/22°C
Zonat bregdetare 14/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Shtuar më 22/10/2018, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori