Parashikimi i motit, si do të jetë dita nesër (FOTO LAJM)

Më në fund do të fillojnë ditët me diell.
Sipas parashikimit të motit, për ditën e mërkurë, pritet që të ketë reshje të pakta dhe në zona të izoluara më të forta, ndërsa dita do të jetë me diell në shumicën e saj.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikimi i motit për 24 orët e ardhshme do të jetë:

Reshjet

mërkurën priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

Temperaturat

mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 23 °C

në vendet e ulëta: 15 / 24 °C

në vendet malore: 9 / 19 °C

Era

mërkurën era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.
Shtuar më 04/06/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori