“Nivele të reja dhe të rrezikshme”, Lavrov kritikon furnizimin e Britanisë me municion për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për furnizimin e Britanisë së Madhe me municione që përmbajnë uranium të varfëruar në Ukrainë.

Ai tha se masa e ka sjellë konfliktin “në nivele të reja dhe të rrezikshme”.

Të hënën, Britania e Madhe konfirmoi se po furnizonte Ukrainën me këtë lloj municioni.

Përdoret në armë sepse mund të depërtojë më lehtë në tanke dhe forca të blinduara.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly tha më herët sot se masa nuk ishte një përshkallëzim bërthamor në luftë.

“Nuk ka asnjë kërcënim për Rusinë, kjo ka të bëjë thjesht me ndihmën e Ukrainës për të mbrojtur veten.”, tha ai./albeu.com