Parandalohet tragjedia: Djali zhdëp në dru të ëmën, i gjenden 2 thika në brez
Një 41 vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar nënën e tij në Bulqizë.

Mësohet se 41-vjeçari ka rrahur me dru të ëmën, ndërkohë që gjatë ndërhyrjes së Policisë i janë gjetur dhe dy thika në brez. Nëna e 41-vjeçarit si pasojë e plagëve që ka marrë është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.

Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi : LXh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shtuar më 24/01/2021, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori