Paralajmëroi botën për koronavirusin dhe u akuzua për panik, zhduket mjekja nga Wuhani
Një nga mjeket e para në Wuhanparalajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit, është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek te njohurit.

Dr Ai Fen u përball me kritika jashtëzakonisht të ashpra nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me ‘SARS coronavirus’.

Imazhi që ajo postoi u përhap me shpejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që aktualisht ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botën.

Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet dhe për përhapje paniku.

Ajo dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxhimin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme lidhur me koronavirusin, por që nga ajo kohe, mjekja nuk eshte pare me sipas Daily Mail. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2020, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori