E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Paralajmërohen reshje intensive, shirat blindojnë Shqipërinë që nga nesër
Pëlqej
Parashikimeve të sinoptikanëve për uljen e temperaturave, reshjeve të shiut e borës i shtohet edhe parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, i cili thekson se duke nisur nga mbrëmja e nesërme, në të gjithë vendin do të do të ketë erëra të forta dhe reshjet shiu.

Sipas IGJEUM, nuk do të mungojnë të paktën në dy ditët e ardhshme, kryesisht në zonat malore as reshjet e borës.
harta

RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.16) dhe nesër (e mërkurë, dt.17) priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 7 °C / 16 °C

Në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C

Në vendet malore: 2 °C / 9 °C.
Shtuar më 16/01/2018, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori