PARALAJMËRIMI/ A do të publikojë Tahiri video tronditëse për Edi Ramën?
Pëlqej
Saimir Tahiri lëshoi një përgjigje të koduar kur u pyet në lidhje me akuzat e tij duke iu referuar shprehjes së famshme të Ramës: Nuk keni parë asgjë akoma!

Wshtë pikërisht kjo gjë që rrit spekulimet mbi një luftë videosh brenda PS-së, ku tashmë në bankën e të akuzuarit është ish-ministri, por sipas kreut të opozitës Lulzim Basha ai është duke shantazhuar Ramën me një video tejet kompromentuese, shkruan Albeu.com.

Fakti që Tahiri u përgjigj me fjalët e Ramës të bën të mendosh se ai në të vërtetë i është përgjigjur Ramës dhe jo medias.

Mbetet për t'u parë nëse pretendimi i Bashës se Tahiri ka video kompromentuese të Ramës është i vërtetë apo një spekulim politik. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori