Takimi i djeshëm solli optimizëm, Bremer shumë pranë Interit

Ditën e djeshme në Milano ka patur një takim mes palëve të Bremer dhe drejtuesve të Interit për të diskutuar transferimin në San Siro të mbrojtësit të Torinos.

Duket se nga raportimet shfaqet një optimizëm i madh në anën e Interit, ku nga ky takim të dyja palët kanë mbetur të kënaqura nga diskutimet.

Thuhet se Torino është e gatshme të ulë kërkesën e saj nga 40 milionë euro, në 35 milionë euro. Besimi i Interit është rritur dhe siç raporton “SkySport”, zikaltërit duana ta mbyllin këtë marrëveshje në pak ditë dhe madje pa pritur shitjen e Skriniar, duke vazhduar vizitat mjekësore që të hënën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.07.2022 09:08