Parada e Pavarësisë, FSK tregon forcën (FOTO LAJM)

Në 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, për herë të parë është zhvilluar një paradë ushtarake. Shteti më i ri ka treguar me anë të një parakalimi, forcën e tij ushtarake.

Presidentja e vendit Jahjaga ka përshëndetur mbështetësit ndërkombëtarë të Kosovës. Duke shtuar që Forcat e sigurisë dhe policia e Kosovës, po bëjnë një punë të admirueshme.
Kryeministri Thaçi është shprehur se policia e Kosovës dhe Forcat e sigurisë tashmë përbëjnë një shembull për tu ndjekur në rajon.

Komandanti i FSK-së Badri Kastrati, pas raportimit para presidencës ka marë urdhërin për fillimin e paradës.
Por ajo që ra në sy, dhe pse e paralajmëruar ishte mungesa e ish anëtarëve të UÇK-së.

Gjithashtu për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë dhe festimet në cdo përvjetor, nuk është vënë re asnjë flamur kuq e zi në zbukurimet në sheshin ku u zhvillua parada. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori