Para se të vetëvarej me çarçaf, telefonoi bashkëshorten: Detaje nga tragjedia në burgun e Fierit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Fierit, ku Bilbil Zekaj, 51 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut.

Mësohet se Zekaj po vuante dënimin për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas tyre, lajmin e hidhur e mësuan nga mediat. Ata shprehen se presioni i brendshëm e ka shtyrë të vetëvaret pasi ishte në paraburgim. Ndërkohë, 20 minuta para se t'i jepte fund jetës, i ndjeri mori në telefon bashkëshorten por nuk i tregoi asgjë. Bilbil Zekaj ishte baba i tre djemve dhe dyshohet se gjendja e vështirë ekonomike ka ndikuar në vendimin për të kryer aktin tragjík.

Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.
Shtuar më 25/05/2020, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori