Papandreu mund të lërë qeverinë
Papandreu po kalon orët më të këqija gjatë këtij mandati. BBC duke iu referuar burimeve të saj në Athinë është shprehur gjatë ditës së sotme se kryeministri grek Jorgos Papandreu do të japë dorëheqjen.

Kjo sipas tyre vjen pas presionit të madh të bërë nga ndërkombëtarët por edhe nga presioni i brendshëm.

Në orët e para të mengjesit të së enjtes, zëvendëskryeministri Evangjelos Venizellos ka deklaruar se pozicionohet kundër një referendum, në të cilin do te vihej në pikepyetje ekzistenca e Greqise në eurozone.

Deklarata e tij eshte mbeshtetur me pas nga me shume se gjysma e ministrave te kabinetit qeveritar te cilet kane kerkuar qe qeveria te zbatoje marreveshjen e samitit te BE dhe te mos hyje ne rrugen e peripecive te tjera teper te rrezikshme.

Disa ore më vone edhe dy deputete nga grupi parlamentar i socialisteve kanë deklaruar se nuk i japin votëbesimin qeverisë duke u shprehur hapur kundër referendumit dhe duke lënë grupin parlamentar me 150 deputete nga gjithesej 300, ne prag te votebesimit të qeverise.

Një grup deputetësh të parlamentarëve socialiste po pergatisin një propozim për krijimin e një qeverie të teknike./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori