Papa pranon se murgeshat janë mbajtur si skllave seksi nga priftërinjtë
Papa Francesku ka pranuar se priftërinjtë dhe klerikët kanë abuzuar me murgeshat, madje në një rast i kanë mbajtur edhe si skllave seksi.

Këto komente Papa i ka bërë gjatë vizitës historike që zhvillon në Lindjen e Mesme. Ai u shpreh se Kisha po përpiqet që të zgjidhë këto probleme.

Papa Francesku shtoi gjithashtu se paraardhësi i tij Para Benedikti u detyrua që të mbyllte një institucion fetar ku murgeshat ishin abuzuar seksualisht nga priftërinjtë.

Kisha ka qenë në dijeni të këtyre problemeve dhe po punonte për t’i trajtuar këto raste, shkruan tvKlan.Sipas Papës, abuzimet seksuale të murgeshave janë një problem i vazhdueshëm, por që kryesisht ndodhin në manastire të caktuara, kryesisht në ato të reja.

Vetëm disa ditë më parë, revista e grave të Vatikanit (Women Church World) dënonte abuzimin me murgeshat, duke thënë se në disa raste ato ishin detyruar që të abortonin fëmijët e priftërinjve, diçka që e ndalon katolicizmi.
Shtuar më 06/02/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori