Papa për "Charlie Hebdo": Edhe liria e shprehjes ka kufi
Papa Francesku përcjell mesazhin se duhet të respektohet feja e gjithsecilit, duke u shprehur se edhe liria e shprehjes ka kufi. Duke komentuar sulmin ndaj revistës satirike "Charlie Hebdo" në Paris, gjatë një bisede me gazetarët në avionin në udhëtimin për në Filipine, Ati i Shenjtë tha se nuk duhet të fyhet besimi apo feja e askujt.

Duke u shprehur se pavarëisht rëndësisë së fjalës së lirë, duhet të tregohet respekt për të tjerët, Papa Francesku solli edhe një shembull konkret.

"Nëse miku im i mirë dr. Gasparri thotë ndonjë fjalë të keqe për nënën time, atëherë ai duhet të presë goditje. Kjo është normale. Nuk duhet të provokoni. Nuk duhet të ofendoni fenë e njerëzve tjerë. Nuk mund të bëni shaka në llogari të fesë së të tjerëve", tha Papa Françesku, duke përcjell kështu edhe mesazhin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori