Papa "pajton" Fevziun me Sokol Ballën (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Agjencia e lajmeve “Reuters” duke ju referuar vizitës së Papa Franceskut, shkruajti një ditë më parë se, Ati i Shenjtë ka bërë mrekullinë e parë, atë të rikonstruktimit të sheshit “Nënë Tereza”.

Sipas saj demokratët dhe socialistët shqiptarë kanë penguar në mënyrë të përsëritur planet e njëri-tjetrit për t’i rikthyer lavdinë, sheshit “Nënë Tereza”.

Por duket se papa ka "pajtuar" edhe dy drejtuesit e emisioneve politike më të ndjekur në Shqipëri, Blendi Fevziun e Opinionit dhe Sokol Ballën e "Top Story".

Dy konkurrentë të fortë që nuk janë parë bashkë prej vitesh, pavarësisht se kanë patur rastin të jenë të pranishëm në dhjetëra aktivitete. Dy gazetarët e ndoqën udhëtimin e Papës nga Vatikani në Tiranë dhe gjatë këtij itinerari kanë vendosur të lënë mënjanë mëritë e vjetra dhe të pijnë një kafe së bashku në aeroportin e Fiumicino–s, në Romë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori