Papa gazetarëve: Ja arsyet pse vendosa të shkoj në Shqipëri
Pëlqej
Papa Françesku ka listuar arsyet më të rëndësishme të ardhjes së tij në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetaret në avionin që kthehej nga Korea e Jugut, Papa u shpreh se se arsyeja kryesore për të cilën e viziton Shqipërinë, është se prej atje mund të japë mesazhin sesi të gjitha fetë mund të punojnë bashkë në harmoni.

“Tani të mendojmë se jemi në Ballkan: Kanë mundur të bëjnë një qeveri uniteti kombëtar mes myslimanëve, ortodokseve dhe katolikeve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë dhe është i ekuilibruar, dhe kjo është gjë e mirë, është harmonizuese.

Mendova se Prania e Papës në Shqipëri është për t’i treguar të gjithë popujve: Ja, mund të punohet së bashku. Unë e ndieja si të ishte një ndihmë e vërtetë për atë popull fisnik”.

Arsyeja e dytë, shpjegon Papa: “Shqipëria është i vetmi vend komunist që kishte ateizmin praktik në Kushtetutë, nëse shkoje në meshë ishte veprim antikushtetuese. Një ministër me tregoi se atëherë u shkatërruan 1820 kisha, dhe dua të citoj numrin e saktë, dhe ishin si katolike dhe ortodokse, ndërsa disa u bënë kinema, teatro dhe salla kërcimi. Unë ndjeva se duhej të shkoja sepse duhet mbështetur një popull që ka vuajtur”, u tha Papa gazetarëve.

Papa Françesku vjen në Shqipëri me 21 shtator ndërkohë që Tirana zyrtare ka nisur përgatitjet për pritjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori