Papa bekon Shqipërinë: Të krishterë e myslimanë në shesh (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Pas vizitës dhe fjalimit që ka mbajtur në Presidencë, Papa Francesku ka dalë nga ambientet e Presidencës me makinën e tij të zbuluar për të përshëndetur qytetarët të cilët e kanë pritur atë me brohoritje.

Makina e Atit të Shenjtë ka lëvizur drejtë Sheshit Skënderbeu, ku me mijëra qytetarë kanë pershendetur papën por kanë realizuar edhe foto të tij .Makina e njohur nga të gjithë është një Mercendes Benz ngjyrë e bardhë, dhe njihet nga të gjithë si makinë e Atit të Shenjtë, pasi është e hapur dhe i jep mundësi Papa Franceskut që të takojë edhe gjithë besimtarët që has në rrugë.

Makina e Atit të Shenjtë mbërriti mëngjesin e Premtes në portin e Durrësit. /albeu.com/


Shtuar më 21/09/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori